Java e fundit ka qenë shumë e tensionuar për Man. Cityn, pas përjashimit nga UEFA për dy sezonet e ardhshme të Champions League. Gjithsesi, ky lajm i rëndë nuk ka ndikuar te “Qytetarët” në ndeshjen e sotme ndaj West Ham, ku fituan 2-0, e vlefshme për javën e 26-të Premier League.

Goli i parë për “Qytetarët” u shënua nga Rodri në minutën e 30-të, pas një krosimi fantastik të De Bruyne nga këndi. Belgu bëhet sërish protagonist në golin e dytë, duke e dërguar këtë herë vetë topi në rrjetë, pas një aksioni të gjatë me shumë kombinime.

https://www.youtube.com/watch?v=VniONus7zU0

City mbetet në vend të dytë me 54 pikë, diferenca mes Liverpoolin mbetet ende e madhe, plot 22 pikë. /CNA.al

The post Man. City “harron” dënimin e UEFA-s, kalon pa probleme pengesën West Ham appeared first on Sport.