Pas përjashtimit për dy vite të Manchester City-t në Champions League, disa ekspertë thonë se priten largime te kampionët e Anglisë.

Raheem Sterling është përfolur për një kalim te Real Madridi, ndërsa tani raportohet se Bernardo Silva ka nisur bisedimet me Barcelonën.

“Luaj me Cristiano Ronaldon te kombëtarja dhe do të kisha shumë dëshirë të luaja përkrah Messit që të them që kam luajtur me dy më të mirët e historisë, por është e komplikuar,” shprehet 25-vjeçari.

Kontrata e portugezit me City-n skadon në vitin 2025, por ai pritet të largohet në fund të këtij sezoni, sidomos pas përjashtimit të “Qytetarëve” nga Championsi për dy vite.

The post Luan me Ronaldon, tani dëshiron të luajë edhe me Messin/ Ylli i City-t kërkon largimin appeared first on Sport.