Manchester City fitoi në ndeshjen kundër Leicester me rezultatin 0-1, por kampionët e Anglisë kanë një problem të madh. Ata duket se i kanë kthyer në tabu penalltitë, pasi kanë humbur 4 11-metërshat e fundit.

Ishte Sergio Aguero që e humbi në sfidën e sotme ndaj “Dhelprave”, ndërsa Gabriel Jesus ndaj Sheffield United, Gundogan kundër Tottenhamit dhe Sterling kundër Wolves. Kampionët kanë fituar 7 penallti këtë sezon dhe kanë humbur 4.

Numri një i stolit pranoi se lojtari që gjuante më mirë penalltitë në ekipin e tij është Ederson. Spanjolli po mendon që t’i besojë portierit të tij gjuajtjen e 11-metërshave duke qenë se futbollistët po gabojnë. Një vendim i guximshëm që mbështetet dhe nga pjesa tjetër e skuadrës.

The post Lojtarët e tij kanë humbur 4 penallti rresht/ Guardiola merr vendimin e papritur appeared first on Sport.