Kukësi dhe Tirana do të matin forcat mes tyre, teksa janë duke luajtur, në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin në fushën e lojës. Pritet të jetë një sfidë e bukur dhe e luftuar, kjo për faktin se luajnë dy skuadrat që rivalizojnë për fitimin e titullit kampion.

Bradheblutë kanë gjetur buzëqeshjen nën drejtimin e trajnerit Egbo, teksa tashmë tifozët kanë filluar të mendojnë për titullin kampion, në këtë që përkon edhe me 100 vjetorin e klubit.

Nga ana tjetër, Kukësi i drejtuar nga trajneri Duro ka treguar një formë shumë të mirë këtë sezon, teksa duken edhe si favoritët për titullin. Ndeshja e sotme mund të përcaktojë shumë për sa i përket titullit, ndonëse janë edhe shumë ndeshje në dispozicion.

Skuadrat do të kërkojnë të marrin një fitore dhe asnjëra nuk do të ishte e kënaqur me ndonjë rezultat tjetër.
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 23-të të Kategorisë Superiore i është besuar një katërsheje ndërkombëtare. Kryesor i ndeshjes do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa dy ndihmësit e tij, Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo. Të katër gjyqtarët janë ndërkombëtarë.

LIVE: KUKËSI-TIRANA 1-0

52′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida, verilindorët kalojnë në avantazh pas autogolit të Kristi Vangjelit. Meritë për këtë avantazh ka padyshim Musta, i cili depërtoi bukur nga e majta dhe harkoi një top në zonë për Shkurtaj, por i pafat Vangjeli, i cili padashje e devijon në portën e tij. 

Përfundon pjesa e parë. 

44′ Iluzion goli në “Air Albania”. E pabesueshme çfarë përdoron Rroca, pas asistit fantastik të Valon Ethemit. Gjuajtja me të djathtën e mesfushorit ka shkuar ngjitur me shtyën e djathtë pingule.

25′ Kukësi gjen rrugën e rrjetës me Shkurtajn, por goli anulohet, pasi gjyqtari kishte akorduar më herët faull në sulm ndaj Vangjelit. I drejtë vendimi i gjyqtarit.

15′ Ndeshja ka nisur me rritëm të lartë. Tirana kërkon me ngulm golin e avantazhit, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Xhikës

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobinah, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

The post LIVE/ Tronditet Tirana, Kristi Vangjeli shënon në portën e tij (VIDEO) appeared first on Sport.