Shqipëria dhe 54 kombëtaret e tjera të UEFA-s do të mësojnë sot kundërshtarët e tyre në shortin e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Shorti do të hidhet duke nisur nga ora 18:00 në Amsterdam, ku 55 kombëtaret e kontinentit janë ndarë në katër Liga, sipas pozicionit të që mbajnë në renditjen e koeficienteve UEFA-s (1-16 në Ligën A, 17-32 në Ligën B, 33- 48 në Ligën C, 49-55 në Ligën D).

Brenda secilës Ligë, kombëtaret janë ndarë në dy vazo (Liga D) ose 4 vazo (Ligat A, B dhe C), përsëri sipas renditjes së tyre në UEFA. Shqipëria, e cila ruajti prezencën e saj në Ligën C në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, rrezikon të shortohet në të njëjtin grup me Kosovën.

Kuqezinjtë e Edi Rejas janë në vazon e parë të Ligës C, së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë, kundërshtarë të cilët do t’i shmangë në shortin e sotëm, por jo “Dardanët”, të cilët u ngjitën nga Liga D në C edicionin e shkuar dhe sot pozicionohen në vazon e dytë të kësaj Lige, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.

Shqipëria rrezikon të përballet me Kosovën, Bjellorusinë ose Qipron e vazos së dytë, ndërsa nga vazoja e tretë mund të peshkojnë një mes Estonisë, Sllovenisë, Lituanisë dhe Luksemburgut dhe nga vazoja e katërt mund të kapë Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin ose Moldavinë.

Katër fituesit e Ligës A do sigurojnë biletën në finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2021, fituesit e Ligës B, C dhe D, sigurojnë ngjitjen e një Lige më sipër, ndërsa ato që renditen në fund të grupeve në Ligën A dhe B do të bien.

LIGA A

Vazo 1: Portugali, Holandë, Angli, Zvicër

Vazo 2: Belgjikë, Francë, Spanjë, Itali

Vazo 3: Bosnjë, Ukrainë, Danimarkë, Suedi

Vazo 4: Kroaci, Poloni, Gjermani, Islandë

LIGA B

Vazo 1: Rusi, Austri, Uells, Republikë Çeke

Vazo 2: Skoci, Norvegji, Serbi, Finlandë

Vazo 3: Sllovaki, Turqi, Republikë e Irlandës, Irlandë e Veriut

Vazo 4: Bullgari, Izrael, Hungari, Rumani

LIGA C

GRUPI 1

Azerbajxhan

Luksemburg

Qipro

Mali i Zi

GRUPI 2

Estoni

Armeni

Maqedonia e Veriut

Gjeorgjia

GRUPI 3 

Sllovenia

Moldavia

Kosova

Greqia

GRUPI 4

Lituani

Kazakhistan

Bjellorusi

Shqipëria

LIGA D

GRUPI 1

Malta

Andorra

Letoni

Ishujt Faroe

GRUPI 2

San Marino

Lihtenshtejn

Gjibraltar

The post LIVE shorti/ Shmanget përballja Shqipëri-Kosovë, dardanët do ndeshen me greqinë appeared first on Sport.