Janë duke u luajtur në këto momente, ndeshjet e kthimit të turit të dytë, të Grupit A, të Kupës së Shqipërisë.

Partizani është duke kërkuar përmbysjen e madhe ndaj Besëlidhjes, pasi ndeshjen e parë e ka humbur me rezultatin 3-0.

Sfida tjetër me interes është ajo mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, pasi takimi i parë ka përfunduar 2-2 në Shkodër.

Ndërkaq Teuta dhe Kastrioti janë më të qeta, pasi kanë marrë rezultate të volitshme në sfidat e para.

Rezultatet live: 

Partizani-Besëlidhja (0-3)  2-1

Telushi 9′, 20 (p)/ Hajdari 5′

Teuta-Erzeni (3-1) 0-1

Xhixhua 8′

Flamurtari-Vllaznia (2-2)  0-1
Silvio Rodrigez Zhunior  28′ (p)

Tirana-Kastrioti (3-1) 2-0

Halili 13′, Beshiraj  19′

 

*Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para

The post Live’ Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Partizani përmbys Besëlidhjen, ja rezultatet deri tani appeared first on Sport.