Teuta barazoi në sekondat e fundit ndaj Kukësit, duke marrë një pikë në përballjen e zhvilluar në “Niko Dovana”. Pavarësisht golit në fundin e lojës, trajneri i skuadrës durrsake, Edi Martini, pati rezerva për sa i përket rezultatit dhe gjykimit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

“Kemi luajtur më mirë se Kukësi. Kemi zotëruar gjatë gjithë lojës. Kukësi e zgjidhi vetë ndeshjen, por ekipi jonë duhet të fitonte.

Penalltia e Limajt? Ishte një moment që duhet të ruanim gjakftohtësi të mos ndërhynim. Mua më duket se nuk është penallti. Gabimet janë pjesë e lojës. Limaj ndoshta ka menduar që është në Durrës, ka kërcyer në det dhe ia ka bërë më të lehtë arbitrit për ta dhënë penallti.

Aktivizimi i Hebajt? Hebaj ka kohë pa luajtur. Ne kemi shënuar 2 gola, ju vazhdoni thoni që nuk shënojmë gola. Kemi shënuar edhe 2 në Korçë. Edhe Kallaku edhe Vila bëjnë pjesë në fazën sulmuese. Jam i kënaqur me Hebajn dhe mënyrën se si ka luajtur.

Sulmuesi Gomis? Ndoshta duhet t’i jepnim më tepër minuta, por gjithsesi ne po shkonim më shumë para portës. Është lojtar kundërsulmi, nuk mendoj se mund të bënte ndonjë gjë të madhe ashtu siç shkoi ndeshja.

Mungesa e fitores dhe trysnia? Ekipi që e përballon më tepër trysninë do të ketë sukses. Ne jemi brenda objektiva. Luajmë në 2 fronte. Nëse vazhdojmë luajmë si ditën e sotme, objektivi është mëse i arritshëm. Sot ishte dita e parë ku ishim të plotë. Normalisht në duhet të fitonim. Më vjen keq sepse kemi lënë 2 pikë.

Sot kisha shumë besim që Kallaku do të shënonte. Ai ka forcë, e duron trysninë e ndeshjes. Na është mohuar edhe një penallti në rastin e prekjes së topit me dorë nga Obanor. Nuk e bëra bisedë penalltinë e mohuar në Korçë. Më vjen keq që humbëm 2 pikë”, u shpreh Martini.

The post “Limaj u hodh në detin e Durrësit”, Martini surprizon me deklaratën pas ndeshjes appeared first on Sport.