Skënderbeu ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale sa i përket Kupës së Shqipërisë. Korçarët mposhtën Besën me rezultatin 2-0 dhe për sfidën e nesërme janë të qetë.

Këtë, në një prononcim për RTSH Sport e konfirmon edhe zëvendës trajneri i bardhekuqve, Gentian Liçi. Liçi ndër të tjera theksoi se ndaj Bylisit në kampionat, ekipi vuajti mungesën e përqendrimit ndërsa nuk është e lehtë të zëvendësosh Krasniqin.

“Ndeshja është e rëndësishme e rezultati na favorizon. Do luajnë ato që kanë pasur më pak minuta. Fitorja në ndeshjen e parë na e bën më të thjeshtë kualifikimin”. Kupat e Europës? “Gjithmonë ka pretendime edhe në kampionat edhe në Kupë. Kupa është më e thjeshtë, do japim maksimumin që të shkojmë përpara”.

Ndeshja e së shtunës me Tiranës? “Futbollistët kanë kohë të rikuperohen. Ndeshja me Bylisin? “Nuk është e thjeshtë të zëvendësosh Krasniqin. Kishin raste edhe Gripshi edhe Bregu, por mos përqendrimi ishte thelbësor. Pasi ndryshe ndeshja me Bylisin do bëhej shumë e thjeshtë”, u shpreh Liçi.

The post Liçi: Ja si do i synojmë Kupat e Europës këtë sezon appeared first on Sport.