Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, shënoi golin e 23-të në Bundesliga këtë sezon në takimin kundër Koln. Edhe pse parashikohej një transfertë delikate për bavarezët, bomberi polak hoqi çdo dyshim pas vetëm tre minutash lojë, duke shënuar një gol fantastik me të majtën.

Ky gol, ishte i 40-ti në të gjitha kompeticionet për sulmuesin polak, i cili është favorit absolut për “Këpucën e Artë” europiane. 23 gola në Bundesliga me Bayernin, 3 në DFB Pokal, 10 në Champions League dhe katër 6 gola me kombëtaren e Polonisë, në kualifikueset për Euro2020.

The post Lewandowski iu tregon targën Messit dhe Ronaldos/ Ja sa gola ka shënuar këtë sezon appeared first on Sport.