I konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë ndonjëherë, Van Basten flet për fundin e karrierës së tij dhe atë që mund të kishte arritur, nëse nuk do të ishte për lëndimet: “Në thelb, unë ndalova së luajturi futboll në moshën 28 -vjeçare. Asokohe kasha fituar tre “Topa të Artë”. Shikoni Cristiano Ronaldo dhe Messi, të cilët ende e fitojnë jëtë çmim prestigjioz, me më shumë se 30 vite mbi supe. Isha 31 vjeç, kur e lashë fare futbollin. 

Mëlçia ime u shpartallua nga qetësuesit që merrja për dhimbjet. Pata shumë dhimbje në kyçin e këmbës së mallkuar. Unë isha i dëshpëruar, – kujton Van Basten, i cili pranon se ishte në depresion, pas “pensionimit” si futbollist: – Isha një barrë për gruan dhe familjen time. Ishin vite shumë të këqija. Ndoshta më është dashur të prek fundin dhe pastaj të filloj jetën time të re”.

The post Legjenda e futbollit rrëfën tmerrin që ka përjetuar/ M’u shpartallua mëlçia nga ilaçet, kalova në depresion appeared first on Sport.