Asi i Manchester United Anthony Martial raportohet të jetë në listën e transferimeve të Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez në verë.

Sulmuesi argjentinas Martinez pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë me Tuttosport që pretendon se katalanasit janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të.

Teksa shqetësimi për largimin e yllit të sulmit po rritet, drejtuesit e klubit italian kanë filluar të shohin për alternativa.

Një prej tyre është edhe Martial, i cili këtë sezon ka luajtur si qendërsulmues me Man United.

The post Lautaro Martinez drejt Barçës, Interi piketon bomberin francez appeared first on Sport.