Barcelona ka dalë sot me qëndrim zyrtar për Ousmane Dembele. Ylli francez javën e kaluar pësoi një lëndim të ri, derisa po stërvitej për t’u rikuperuar nga lëndimi i mëparshëm.

Klubi katalanas ka njoftuar sot se Dembele do të operohet më 11 shkurt në Finlandë dhe do të humbë pjesën tjetër të sezonit, duke i detyruar ata të hynë në merkato për të kërkuar një zëvendësues, edhe pse jashtë afatit kalimtar.

Kjo është një goditje e dyfishtë për Barcelonën, pasi edhe sulmuesi tjetër Suarez ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për shumë kohë. /CNA.al

The post Lajmi i fundit/ Barcelona del me komunikatë zyrtare për lojtarin e “kristaltë” appeared first on Sport.