Dinamo duket se e ka zgjidhur problemin e madh që kishte me administrimin, ndërsa ka kaluar në duart e italianëve. Marko Pontreli po sheh mundësinë për ringritjen e ekipit në nivelet më të larta. Por për të mbërritur deri këtu, kërkohet edhe mbështetja e tifozëve.
Pikërisht për këtë arsye, ka transport falas nga presidenca për ndeshjen e radhës. Dinamo do të luajë në transfertë ndaj Veleçikut, ndërsa klubi shkruan se mbledhja do të bëhet në orën 11:00 në stadiumin Dinamo dhe tifozët nuk do të kenë nevojën që të paguajnë për transportin për t’i ardhur në mbështetje ekipit.
Ndeshja përmbyllëse e fazës së dytë,Veleçiku – DINAMO
Të shtunën,
ora 14:00 në
"Reshit Rusi"Duke parë rëndësinë…
Gepostet von FK Dinamo Tirana am Mittwoch, 26. Februar 2020
The post Lajm i madh për tifozët/ Presidenti i ri i Dinamos merr vendimin fantastik appeared first on Sport.