Mbrëmjen e djeshme Barcelona arriti një barazim në shifrat 1-1 në transfertën e Napolit. Një ndeshje aspak e lehtë për të besuarit e Setien, ku gjithçka mbetet për t’u vendosur në sfidën e kthimit. Përpos barazimit, një problem tjetër për stafin katalanas ishte dhe dëmtimi i Gerard Pique.

Mbrojtësi spanjoll nuk mundi të vazhdonte më sfidën, por fatmirësisht ai u dëmtua në minutat e fundit të takimit. Ai u zëvendësua në minutën e 90-të me Clement Lenglet. Dalja e tij nga fusha e lojës përhapi panik te Barcelona, për shkak se në fundjavë i pret “El Clasico”.

Mesa duket ai dëmtim nuk është serioz dhe Pique besohet se do të jetë i gatshëm për Real Madridin. Këtë gjë e ka konfirmuar gazetari, Gerard Romero, i cili me anë të një postimi në “Twitter” jep lajmin e gëzuar për tifozët katalanas.

The post Lajm i madh për Barcelonën/ “Bisha” do të jetë gati për “El Clasicon” appeared first on Sport.