Interit do t’i duhet shumë punë për të nënshkruar me 20 vjeçarin e Kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla është kthyer në pak muaj si lider në mbrojtjen e Veronas, aqsa për shërbimet e shkodranit ka një derbi mes Manchester United e City. Ndeshja e fundit që Verona përmbysi kundër Juventusit ishte e duhura për djaloshin shqiptar, që u ndoq nga tre “gjigantë” të Europës.

Skaut nga United, City e Borrussia Dortmund e ndoqën nga afër Marash Kumbullën, me lojtarin që ishte protagonist në golin e fitores. Inter ka një dashuri në distancë me Kumbullën, teksa palët kanë gjetur një akord paraprak gjatë janarit, me agjentin e lojtarit që ishte në zyrat e zikaltërve. Sipas “calciomercato” Inter është gati të ofrojë më shumë se Napoli në verë, por konkurenca më e madhe vjen nga ishulli, aty ku Pep Guardiola duket se ka “prishur” mendjen e lojtarit.

The post Lajm i bujshëm nga Anglia, Guardiola i prish mëndjen Kumbullës appeared first on Sport.