Laçi pret në shtëpi Partizanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore

Ekipi i drejtuar nga Adolfo Sormani do të kërkojë të marrë fitore, për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion. Megjithatë nuk do ta ketë aspak të lehtë, për shkak se Laçi iu ka hapur probleme ekipeve të mëdha.

Cungu pas atij eliminimi në Kupë nga Bylisi, do të kërkojë të rikthehet të fitoret dhe ekipi i tij do të bëjë të pamundurën për të arritur në rezultat pozitiv.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stazhilla, Lushkja, Fangaj, Rapo, Ignjatoviç, Turkaj, Shehu, Gjoni, Xhixha, Nuabueze, Greca. Trajner: Armando Cungu.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Broja, Melo, Çinari, Solomon, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani.

The post Laçi-Partizani, publikohen formacionet zyrtare appeared first on Sport.