Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit.

UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të lihet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Por, rikthimi i futbollit do të bëhet pa tifozë, me stadiumet që do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, për një kohë…. që nuk do të dihet sa.

Sipas Oriol Mitjà, një epidemiolog, në një intervistë për ‘Catalunya Ràdio’, ka thënë se kanë mbetur edhe mjaft muaj për të shijuar ngjarje sportive me tifozë.

Kjo lë të kuptohet që së paku deri në vitin 2021, eventetet sportive në Spanjë do të zhvillohen pa tifozë, lajm ky aspak i mirë si për tifozët ashtu edhe për klubet, që nga shitja e biletave sigurojnë të hyra të konsiderueshme.

The post La Liga pa tifozë deri në vitin 2021 appeared first on Sport.