Do të startojë në orën 19:00, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, takim me shumë histori dhe një interes të madh për të dyja skuadrat.
STATISTIKAT PËR DERBIN
NDESHJET – 155 takime janë luajtur mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2018 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.
BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 41 fitore. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
GOLAVARAZHI – 218 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 169 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, Batha dhe Kobina shënuan për bardheblutë dhe Jurgen Bradhi për të kuqtë, në përballjen e 13 dhjetorit 2019.
ISH-ët – Pesë lojtarë do të kenë statusin e ish-ve në derbin e radhës që do të luhet më 28 shkurt. Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Tefik Osmani, Idriz Batha, Agustin Torasa, kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te të kuqtë Dorjan Kërçiku është lojtari i vetëm. Te Tirana, statusin e ishit e ka edhe zv.trajneri, Reinaldo Kalari.
NDJEKËS NË “FACEBOOK”
Tirana: 94 850
Partizani: 198 006
“FOLLOWERS” NË “INSTAGRAM”
Tirana: 27 600
Partizani: 32 900
LOJTARI MË I RI
Tirana: Andri Stafa (18)
Partizani: Livio Malaj (18)
LOJTARI MË I VJETËR
Tirana: Ilion Lika (39)
Partizani: Alban Hoxha (32)
FUTBOLLISTË TË HUAJ
Tirana: 6
Partizani: 8
MË I AKTIVIZUARI
Tirana: I.Batha 1932
Partizani: A.Hoxha 2070
MË I NDËSHKUARI
Tirana: E.Hoxhallari 8
Partizani: Rr.Broja, Romero 6
VLERA NË MERKATO
Tirana: 4.53 MLN euro
Partizani: 6.28 mln euro
ME VLERËN MË TË LARTË
Tirana: Edon Hasani 375 mijë euro
Partizani: Lorenc Trashi 550 mijë euro
HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.
SHPAGIMI – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.
REZULTATI – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 48 barazime.
The post Kuriozitete, statistika dhe gjithçka tjetër/ Ja çfarë duhet të dini për derbin Tirana-Partizani appeared first on Sport.