Tirana luan këtë javë ndaj Kukësit në stadiumin Air Albania. Bardheblutë kanë një sfidë direkte për vendin e parë në kampionat, pasi janë pikërisht verilindorët ata që udhëheqin kampionatin me një pikë diferencë ndaj kryeqytetasve dhe në rast suksesi mund të marrin kryesimin.

24-herë kampionët e Shqipërisë ndërprenë këtë javë numrin e fitoreve radhazi, teksa nuk shkuan më shumë se nja barazim me Skënderbeun. Në këtë formë, ekipi i drejtuar nga Emanuel Egbo do kërkojë të rigjejë sërish rrugën e sukseseve, në një duel shumë të luftuar.

Mirëpo, dy prej titullarëve të Tiranës duhet të tregohen të kujdesshëm pasi në rast se ndëshkohen me karton të verdhë atëherë automatikisht humbasin ndeshjen e radhës, derbin ndaj Partizanit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Erion Hoxhallari dhe mesfushorin e avancuar, Agustin Torasa të cilët në sfidën përballë verilindorëve duhet të kontrollojnë dhe të kalkulojnë mirë ndërhyrjet e tyre në fushë pasi aktualisht kanë tre kartonë të verdhë.

The post Kukësi e ka punën pisk, tifozët e Tiranës marrin vendimin e papritur appeared first on Sport.