Milot Rashica ishte protagonist kryesor në ndeshjen e djeshme të Kupës së Gjermanisë teksa me golin e tij ishte vendimtar për të kualifikuar Verder Bremen në raundin e çerekfinaleve. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e tretë në fitoren 3-2 të Verder ndaj gjigantëve të Borusia Dortmund.

Edhe një herë tjetër, 23-vjeçari shfaq rëndësinë e madhe në klubin gjerman duke udhëhequr skuadrën. Por, goli i mbrëmshëm kishte një vlerë të dyfishtë pasi ishte goli numër gjashtë radhazi që Rashica shënon në Kupën e Gjermanisë me Verder Bremen. Asnjëherë më parë një lojtar i këtij klubi nuk kishte arritur të shënonte gjashtë gola radhazi, ndërsa tashmë Rashica ka shënuar emrin në rekordet e klubit.

Sulmuesi tre gola i ka shënuar në këtë edicion të Kupës, ndërsa tre të tjerë i ka të mbartur nga edicioni i kaluar. Sa i përket këtij sezoni, Rashica ia ka dalë të realizojë 10 gola në total, duke kthyer projektorët nga vetja, ndërsa është tërheqës për shumë klube të mëdha europiane që me siguri do tentojnë të firmosin në merkaton e verës me talentin nga Vushtrria

The post Kualifikoi ekipin e tij me golin ndaj Dordmundit, nuk do e besoni ç’ka ndodhur me Milot Rashicën appeared first on Sport.