Kampionati është ndalur dhe nuk dihet se kur do të rinisë, por një nga skenarët është të mbyllet me renditjen momentale. Kështu, nëse konkludohej në këtë mënyrë Tirana shpallej kampion dhe do të kishte mundësinë të na përfaqësonte në Europë në kompeticionin më të madh për klube në Europë, Champions League.

Gjithsesi, rruga e bardhebluve për të pasur mundësi të shkojnë larg është shumë e vështirë. Ata kanë vite që kalojnë ture në Europë, teksa hera e fundit që na përfaqsuan në Europa League ishte në verën e errët pas rënies nga kategoria në vitin 2016.

Që nga 2009 Tiranën nuk e kemi parë të jetë prezente në fazën eliminatore të Champions League dhe ky fakt e dënon klubin kryeqytetas, që nëse do e fitojë këtë kampionat do i duhet të pozicionohet në krah të kampionevë të vendeve si Ishujt Faroe apo Malta.

Bardheblutë kanë vetëm 1450 pikë në renditjen e klubeve, që janë në vendet e para në kampionatet përkatëse. Ajo që dhemb më shumë është se skuadra e Ishjuve Faroe si dhe të Gjilbratarit, që luajnë në nivel amator kanë gati dyfishin e pikëve të Tiranës. Direkt poshtë bardhebluve është vendi i parë i Maltës. Një gjë është e sigurt, Tiranës do i duhet të sforcohet shumë për të pasur mundësi të ecë para në Champions. /vipsport.al/

Dinamo Tbilisi (Georgia) – 4,750
Sarajevo (Bosnia) – 4,750
Fola Esch (Luxembourg) – 4,750
Djurgardens (Sweden) – 4,550
Buducnost (Montenegro) – 4,250
Flora Talinn (Estonia) – 4,000
Brest Dynamo (Belarus) – 3,775
Riga (Latvia) – 3,500
Connah’s Quay Nomads – 3,250
KI Klaksvik (Faroe Islands) – 2,750
Europe (Gibraltar) – 2,750
KuPS (Finland) – 2,500
Ararat-Armenia (Armenia) – 2,500
KR (Iceland) – 2,500
Tirana (Albania) – 1,475
Floriana (Malta) – 1,150

The post Kryeson bindshëm kampionatin, por Tirana renditet mes amatorëve të Europës appeared first on Sport.