Nesër, Kukësi do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ndërsa ai që shqetëson është Kristal Abazaj. Lojtari i verilindorëve ka ndjerë një shqetësim në kofshë që e ka detyruar mos të jetë i pranishëm sot në seancën stërvitore.

Ai është shfaqur tërësisht i fashuar dhe pritet vetëm nesër të mësohet përfundimisht nëse do të mund të jetë ose jo në fushë. Duke njohur cilësitë e anësorit të sulmit, mungesa e tij do të krijojë boshllëk në fazën ofensive të nënkampionëve. Një lajm jo i mirë ky për Orges Shehin, që nesër do të ketë debutimin zyrtar në krye të pankinës kuksiane.

The post Kristal Abazaj frikëson Kukësin, shihni si është katandisur sulmuesi (foto) appeared first on Sport.