Pandemia që ka shpërthyer në të gjithë globin, po sjell pasoja edhe për futbollistët e kombëtares shqiptare e jo vetëm për faktin se ndali disa prej tyre në momentin më të mirë. Rei Manaj mund të shohë se si ëndrra e tij për të veshur fanellën e ekipit të parë të Barcelonës, mund të marrë fund më shpejt se sa mendohej, duke u deleguar përfundimisht në skuadrën e dytë katalanase dhe afruar një largim të mundshëm.

Sulmuesi u ble nga Barcelona që këtë sezon të ishte pjesë e ekipit të dytë dhe ta ndihmonte të bënte hapin drejt La Liga 2, ndërsa do të shërbente si alternativë edhe për Kike Setien për ekipin e pare ku po kalohej një krizë dëmtimesh. Trajneri e afroi në stërvitje disa here Manajn dhe në një ndeshje edhe e uli në pankinë atë.

Por më pas, ai zgjodhi të afronte danezin Breithuejt si sulmues shtesë për skuadrën e parë, duke bërë që hapësirat për Manajn të zvogëloheshin dhe më shumë. Me riaftësimin për shkak të ndalesës të lojtarëve të sulmit të dëmtuar, vështirë se klubi do të ketë nevojë për Manajn në vijimin e këtij sezoni nëse rifillon ndërsa në atë pasardhës, ai do ta nisë larg ekipit të pare e thuajse me zero shanse për të luajtur me të.

Për këtë arsye, portal “Fichajes” insiston se e ardhmja e tij te katalanasit është e pasigurt, pasi nuk do të kishte mundësi të luante me ekipin e parë dhe nëse skuadra e dytë e Barcelonës nuk siguronte ngjitjen në La Liga 2, do të ishte i detyruar që të vazhdonte në kategorinë e tretë spanjolle. Ky është një objektiv jo edhe aq i pëlqyeshëm për një futbollist me karrierë ndërkombëtare si Manaj e mund të sillte një largim të tij. /vipsport.al/

The post Koronavirusi prish planet, në Spanjë dyshojnë për të ardhmen e Manajt te Barcelona appeared first on Sport.