Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare foli për shtyrjen e 3 takimeve të kampionatit italian pas vendimit të qeverisë për përhapjen e virusit vdekjeprurës koronavirus.

Në një prononcim për “DAZN”, zyrtari i Lacios theksoi se klubi bardhekaltër i mbështet vendimet e qeverisë italiane, pasi përhapja e koronavirusit ka krijuar shqetësimë në mbarë botën.

“Ka një shqetësim tepër të madh këtu në Itali si në të gjithë pjesën tjetër të botës. Masat e marra duhet të respektohen sepse mbrojnë njerëzit. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë çdo vendim që do të dalë në ditët e ardhshme”, deklaroi Tare.

Situata paraqitet më serioze në rajonet e Lombardisë dhe Venetos. Deri tani, autoritetet italiane konfirmojnë 3 viktima dhe 132 persona të infektuar nga koronavirusi. Për shkak se 4 takime të kampionatit italian do të zhvilloheshin në këto dy rajone, Seria A vendosi të mos lejonte zhvillimin e tyre.

Përkatësisht, Inter-Sampdoria, Atalanta-Sasuolo, Torino-Parma dhe Verona-Kaljari do të luhen në një datë tjetër.

The post Koronavirus në Itali, Tare bën deklaratën e papritur appeared first on Sport.