Në orën 19:00 do të startojë derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Stadiumi pritet të jetë plot dhe atmosfera në stadium do të jetë spektakolare.

Padyshim që edhe për lojtarët kjo është një ndeshje e veçantë, ku duhet të japin 100% e tyre në fushën e lojës.

Ndërkohë që derbi nuk nis kur arbitri i bie bilbilit, por më parë, me lojtarët që stërviten të motivuar dhe bëhen gati psikologjikisht.

Uilliam Kordeiro, lojtari i Partizanit ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të treguar se sa e veçantë është kjo ndeshje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar look-un e ri. Ai ka lyer flokët dhe mjekrrën të kuqe.

The post Kordeiro ndez derbin, nuk do e besoni ç’ka bërë para ndeshjes me Tiranën appeared first on Sport.