Konfirmohet lajmi i “CNA Sport”, Skënder Gega është trajneri i ri i skuadrës se Kukësit. Tekniku, që nxori kampion Partizanin në edicionin e kaluar ka pranuar ofertën e bërë nga presidenti i klubit verilindor, Safet Gjici dhe sot do të prezantohet si pasardhësi i Shpëtim Duros.

EKSKLUZIVE/ Shkarkimi i Shpëtim Duros, ja cili pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit

 

Palët kanë arritur akordin total teksa trajneri i ka thënë “po” verilindorëve.

Klubi bëri të ditur se sot pasdite do të prezantohet trajneri i ri i ekipit, pa publikuar emrin por do te jetë Gega ai, që do të ulet në pankinë dhe do të nisë punën për të kthyer verilindorët në shinat e duhura pas disa rezultateve që kanë lënë për të dëshiruar.

Kjo nuk është hera e parë kur Gega dhe Kukësi kanë qenë në bisedime për pankinën e verilindorëve. Palët ishin shumë pranë akordit në verën e vitit 2017, por trajneri në fund vendosi të refuzonte ofertën e bërë asokohe nga presidenti Safet Gjici.

The post Konfirmohet lajmi i “CNA”, Gega i thotë “po” Kukësit. Ja kur prezantohet appeared first on Sport.