Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobiti 3 klubet e Kategorisë Superiore Tiranën, Partizanin dhe Teutën për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve të tyre në javën e 24-rt.

Disiplina vendosi të gjobisë klubin bardheblu për sjelljen e padenjë të tifozëve të vet në derbin e së premtes kundër Partizanit në “Air Albania” me 500 mijë lekë. Edhe të kuqtë nuk kanë shpëtuar pa u penalizuar. Për të njëjtin precedent si Tirana, organi disiplinor i futbollit shqiptar i faturoi kampionit të Shqipërisë gjobë prej 300 mijë lekësh.

Përveç penalizimit të për sjelljen e spektatorëve, Tiranës dhe Partizanit u kërkohet njëkohësisht të paguajnë dhe dëmet materiale të shkaktuara në “Air Albania”.

KD-ja gjobiti dhe Teutën me 100 mijë lekë për shkak të ofendimeve të tifozëve të vet në takimin  me Kukësin, sfidë e luajtur në “Niko Dovana” ditën e shtunë 2-2.

Ndërkohë, Disiplina pranoi kërkesën e klubit të Kategorisë së Parë Egnatias për shlyerjen e pjesës së mbetur të pezullimit.

VENDIMET E DITËS SË SOTME TË KOMISIONIT TË DISIPLINËS: 

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

4. Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit.

The post Komisioni i Disiplinës publikon vendimet, “shuplakë” Tiranës dhe Partizanit appeared first on Sport.