Shqipëria e femrave U-16 ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe ka mundur me rezultatin 5-2 Malin e Zi, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet.

Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola, dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke kënaqur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur këtë ndeshje.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga: Qosja, Coka, Tanushi, Habili dhe Puca. Kombëtarja e vajzave 16 vjeçare të Shqipërisë shkëlqeu me tre fitore të plota në turneun e UEFA-s.

The post Kombëtarja e femrave dhuron spektakël në “Air Albania”, i shënon 5 gola Malit të Zi appeared first on Sport.