Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës.

Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur.

Me Kosovën nuk kam pasur kontakt asnjëherë, të paktën nga ana ime nuk ka pasur asnjëherë. Kosova ka një trajner të shkëlqyer që ka bërë punë të madhe me ekipin e Kosovës. Në futboll gjithmonë je i varur nga momenti se je i lirë ti apo a kërkohet profili juaj. Janë disa parime, por dëshira është gjithsesi e pranueshme për mua. Nëse vjen ai moment, ishalla vjen, gjithnjë do të jem i gatshëm”, ka thënë Hasi.

Kujtojmë që disa vite më parë, presidenti Armand Duka, i bëri ofertë 48-vjeçarit nga Gjakova për të marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi, po Hasi nuk pranoi në atë kohë.

The post Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën appeared first on Sport.