Klubi i Romës provoi të ndryshonte strategji në këtë sezon teksa emëroi në krye të skuadrës trajnerin, Paolo Fonseka. Portugezi ka synimin të kualifikojë ekipin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa klubi nga ana tjetër po mendon një revolucion në skuadër duke larguar nëntë futbollistë.

Sipas mediave italiane, të parët që do i japin lamtumirën kryeqytetit janë ata që u afruan me formulën e huzimit. Kështu, Kaliniç, Mkitarjan e Zapakosta nuk kanë bindur aq sa të qëndrojnë përfundimisht me verdhekuqtë.

Ndërkohë, në listën e futbollistëve të pa dëshiruar për sezonin e tjetër janë edhe Huan Zhezus, Santon, Pastore dhe Perroti. Në këtë formë, Roma pretendon të afrojë dhe t’iu japë mundësi të lojtarëve me një moshë më të re për të shkëlqyer e për ta dërguar klubin në nivele më të larta. /

The post Klubi i madh i Serisë A përgatit revolucionin/ Iu tregon derën 9 futbollistëve appeared first on Sport.