Te Man. City kanë nisur të ëndërrojnë se lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, mund të transferohet tek ata nëse largohet nga Barcelona.

Kohët e fundit, ylli argjentinas ka pasur përplasje me drejtorin sportiv, Eric Abidal. Francezi në një intervistë tha se lojtarët nuk treguan më të mirën me Ernesto Valverden, gjë që sollie dhe shkarkimin e trajnerit spanjoll.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lionel Messit, që i kërkoi atij të japë emra konkretë të lojtarëve nëse ka pasur diçka të tillë, dhe jo të përfshijë të gjithë.

Pas kësaj situate aspak të mirë te katalanasit, mediet kanë nisur të aludojnë se Messi mund të largohet në fund të këtij sezoni. Me një largim të mundshëm nga Barcelona, Manchester City do të ishte zgjedhja e parë, sipas Stuart Brennan nga Manchester Evening Neës,

Arsyeja kryesore pse Messi mund të zgjedhë Man. Cityn ëhtë jo vetëm rroga e majme, aq sa do të kërkojë ai, por edhe prania e Pep Guardiolës. /CNA.al

The post Klubi gjigant i Europës është i bindur se Messi do të transferohet tek ata nëse largohet nga Barcelona appeared first on Sport.