Liverpooli po zhvillon një sezon ëndrrash deri tani. “Të Kuqtë” kanë marrë 24 fitore dhe 1 barazim në 25 ndeshjet e para të Premier League, duke krijuar një avantazh prej 22 pikësh ndaj Manchester City-t të vendit të dytë.

Pavarësisht nga kjo, anglezët kanë filluar të mendojnë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Sipas Bild, në fakt, në krye të listës së dëshirave të Klopp është emri i Timo Werner, sulmuesi i Leipzig.

Për lojtarin, i cili ka një vlerë 75 milionë euro në merkato, interesohen edhe Juventusi, Interi, Chelsea dhe Atletico Madridi.

The post Klopp zbraz arkën, 75 milionë euro për bomberin gjerman appeared first on Sport.