Takumi Minamino ishte blerja e vetme e Liverpool në merkaton e janarit dhe ardhja e fantazistit japonez, ka ndryshuar disi planet e Jurgen Klopp në Champions League. Në fillim të sezonit, çdo klub dorëzon një listë prej 25 lojtarësh në UEFA, futbollistë që luajnë në Champions League.

Gjithashtu, edhe pas merkatos së janarit, dorëzohet një listë e përditësuar dhe kjo listë e Liverpool, është publikuar sot, ku surpriza ishte lënia në shtëpi e mbrojtësit Van de Berg, për t’i bërë vend Minaminos. Liverpool megjithatë, nuk i vuan alternativat në mbrojtje, madje Klopp ka grumbulluar dhe talentët e akademisë, Neco Williams e Yasser Larouci.

Lista e plotë e Liverpool në Champions League:

Portierët: Alisson Becker, Adrian, Andy Lonergan, Caoimhin Kelleher
Mbrojtësit: Virgil van Dijk, Dejan Lovren, Joe Gomez, Andy Robertson, Joel Matip, Adam Lewis, Trent Alexander-Arnold, Neco Williams, Yasser Larouci
Mesfushorët: Fabinho, Georginio Wijnaldum, James Milner, Naby Keita, Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain, Adam Lallana, Xherdan Shaqiri, Curtis Jones, Harvey Elliott
Sulmuesit: Roberto Firmino, Sadio Mane, Mohamed Salah, Takumi Minamino, Divock Origi

The post Klopp merr vendimin e çuditshëm/ Lë jashtë Championsit futbollistin e njohur për blerjen e janarit appeared first on Sport.