Shtohen pretendentët për mesfushorin kroat të Interit, Marcelo Brozovic. Sipas mediave italiane, në ndeshjen derbi Milan-Inter, në “San Siro” kanë qenë përfaqësues të Liverpool, që kanë vëzhguar lojtarin për llogari të trajnerit Jurgen Klopp.

Brozovic ka një kontratë deri në vitin 2022 me Interin dhe një klauzolë prej 60 milionë eurosh për t’u larguar. Një shumë e përballueshme nga kampionët e Europës, që duket se synojnë afrimin e lojtarin verën e ardhshme.

Për këtë arsye, Inter po mendon t’i rinovojë kontratën Brozovic, duke ia shtyrë deri në vitin 2024 dhe të ndryshojë klauzolën. Pritet që brenda muajit mars palët të takohen për të zgjidhur këtë çështje, para se Liverpool të sigurojë shërbimet e lojtarit.

The post Klopp jep 60 milionë euro për “trurin” e Interit appeared first on Sport.