Sulmuesi i Arsenalit Gabriel Martinelli thotë se është shumë krenar pasi trajneri i Liverpool Jurgen Klopp e ka cilësuar si talentin e shekullit.

Martinelli ka shpërthyer këtë sezon me “Topçinjtë” dhe tregoi gjithë aftësinë e tij gjatë barazimit 2-2 me Chelsea-n, ku shënoi dy gola.

“Jam shumë krenar që një prej teknikëve më të mirë në botë flet mirë për mua,” shprehet Martinelli për Marca.

“Tani duhet të mbetem i fortë, i fokusuar dhe të vazhdoj të arrij gjëra të mëdha”.

The post Klopp e quajti “talenti i shekullit”, ylli i ri kthen përgjigjen epike appeared first on Sport.