Virusi COVID-19 vazhdon të jetë problematik për një pjesë të madhe të botës dhe kryesisht Europën. Për ta parandaluar, vendet kanë marrë masa ekstreme duke kufizuar lëvizjen e individëve. Gjermania është një nga vendet që ka numër të lartë të infektuarish, por vdekshmëria është e ulët kjo dhe fal menaxhimit të bluzave të bardha. Ish kapiteni I Kombëtares, Altin Lala ka folur në Ora Neës nga Gjermani për situatën ku ndodhet dhe sesi po përjetohet.

“Situata na ka prek të gjithëve sepse shkollat janë mbyllur, çdo gjë ka ndryshuar për punë ditësh dhe nuk e di sa do zgjasi kjo është problematika më e madhe. Në rradhë të parë për shëndetin për njerëzit dhe pastaj për ekonominë. Gjermani 5-6 vitet e fundit ka qenë shumë e suksesshmem dhe këto janë të gatshme të ndihmojnë biznesin.

Më shumë kanë probleme gastronomia dhe turizmi. Në fund fare gjermanët mbahen për menaxhime në kohë kritike. Në rradhë të parë të gjejnë ndonjë vaksinë dhe pastaj them se kjo kohë do kaloj. Problematika është që virusi most ë përhapet me një mënyrë të shpejtë sin ë Itali. Mendoj se ka me kalu kjo kohë dhe nëpër lajme po shikojmë shumë specialist që të ndërpresin dhe për 1 dhe 2 javë.

Komunikoni me familjarët në Shqipëri?

Për momentin unë komunikoj me telefon, të paktën kemi këto komunikimet me internetin. Të gjithë janë shumë mirë dhe shpresoj që të gjithë shqiptarët tiu përmbahen atyre urdhërave, edhe pse janë pak të vështira për tu ndjekur nga oraret. Por shpresoj me sa më pak të sëmurë”, u shpreh Lala.

The post “Kjo situatë në prek të gjithëve”, Altin LALA flet nga Gjermania: Problem do jetë … appeared first on Sport.