Një goditje e fuqishme me bërryl e So Sovanrathana hodhi “KO” Neymar Paeminburee, në një ndeshje “Muay Thai” të zhvilluar në Bangkok (Tajlandë).

Gjyqtari, Sittachi Ineiad, i cili e kuptoi shumë shpejt se Neymar (mbante emrin e sulmuesit të famshëm brazilian) kishte humbur ndjenjat dhe mund të dëmtohej edhe më shumë gjatë përplasjes me dyshemenë e ringut, e kapi luftëtarin në ajër me një zgjatje të dorës, duke amortizuar përplasjen dhe shmangur një dëm më të rëndë.

Pamjet e këtij momenti kanë bërë xhiron e botës, So Sovanrathana konsiderohet hero. (Minuta 8:49, në videon e mëposhtme).

The post Kapje spektakolare/ Video: Gjyqtari i shpëton jetën Neymar appeared first on Sport.