Vendosja e sistemit VAR për të ndihmuar gjyqtarët në arbitrim po rezulton një problem i vërtertë në futbollin europian, sidomos në ligat elitare.

Këtë herë, tifozët e futbollit janë skandalizuar nga vendimi i “robotit”, i cili konstatoi se goditja e kapitenit të Man. United, Harry Maguire ndaj sulmuesit të Chelseas, Michy Batshuayi në testikuj jo vetëm që nuk meritoi të ndëshkohej me karton, por nuk u konsiderua as faull.

Pamjet e mediave të huaja tregojnë se si futbollisti anglez ngre këmbët dhe godet në testikuj futbollistin kundërshtar.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të fillojnë talljet dhe ironitë me VAR-in, i cili në dy vitet e fundit ka ngjallur pakënaqësi dhe zhgënjim të madh për gjykimet e arbitrave.

The post Kapiteni i Man. United godet në vend të keq lojtarin e Chelseas, VAR merr vendimin qesharak appeared first on Sport.