Ditën e sotme në ambjentet e FSHF, është mbajtur mbledhja e zakonshme e Komitetit Ekzekutiv, nën drejtimin e presidentit Armand Duka.

Është vendosur që të jepet një premio prej 15 mijë eurosh për ekipin kombëtar të Futsalit, për suksesin e tyre në kalimin e turit në Elite Round.

Komiteti vendosi të diskutojë në mbledhjen e radhës dy propozime të rëndësishme për organizimin e Kampionatit Kombëtar U-13 dhe U-21, pasi këto propozime të diskutohen nga ana e Federatës së Futbollit edhe me klubet.

Në këtë mbledhje, Komiteti u informua lidhur me ecurinë e menaxhimit të “Air Albania Stadium”, si dhe me ecurinë e punimeve tek Shtëpia e Futbollit.

The post Kampionat i ri në horizont, FSHF surprizon me vendimin e fundit appeared first on Sport.