Tirana nuk zhgënjeu edhe dje, teksa në “Air Albania” barazoi 1-1 me Skënderbeun, në një ndeshje me plot raste për të dyja skuadrat. Bardheblutë e trajnerit Egbo vinin nga nëntë fitore radhazi mes kampionatit dhe Kupës, andaj “frenimi” nga korçarët nuk mund të shihet si dramë. Një gol i Cale në të 80 minutë, i dha një pikë Tiranës, që e sheh veten të barabartë me Kukësin (një ndeshje më pak) në renditje.

Bardheblutë kanë një kalendar të vështirë në dy javët në vijim, teksa të premten e 21 shkurtit do të luajnë pikërisht me Kukësin kryesues dhe një javë më pas do të presin Partizanin në ndeshjen më të shumëpritur të sezonit. Dy takimet e ardhshme do të jenë një bast për djemtë e Egbo, që me nigerianin në krye janë kthyer në lojën e vet.

The post Kalendar ferri, Tirana luan sezonin në 2 ndeshjet e radhës appeared first on Sport.