Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani ka folur pas fitores së tij kundër Laçit, në transfertë. Për mikrofonin  e “Supersport”, ai është shprehur se komplimentet i shkojnë lojtarëve dhe gjëja më e rëndësishme ishte që ata kanë kuptuar se futbolli luhet në grup.

Ndeshja shumë e mirë? “Komplimentet duhet të shkojnë për lojtarët, pasi janë treguar me personalitet, mundëm dhe dominuam kundërshatin në një fushë të vështirë. Kemi shumë punë dhe rrugë për të bërë përpara”.

Çfarë ndryshoi nga ndeshja e Kupës? “Kemi ndryshuar shumë. Kemi ndryshuar mënyra e të menduarit e lojtarëve, që kanë filluar të kuptojnë se përpara të gjithave është skuadra. Komplimentet shkojmë për sulmuesit, sidomos kur nuk kishin topin, pasi ngacmonin kundërshtarët dhe kur merrnin topin ishin të rrezikshëm.

Telushi dhe sulmuesit? “Unë besoj që gjëja më e rëndësishme për ne është që Telushi të bëjë që skuadra të luajë thjeshtë dhe të ketë qëtësi. Këtë pres nga Telushi të bëjë në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi kush do shënoj, rëndësi ka skuadra. Ajo që më shqetëson është që pësojmë gol, pa asnjë goditje në portë”.

Thatë që lojtarët kanë kuptuar se e para skuadra, nga vjen kjo gjë? “Jemi në një situatë, që lojtarët kanë kuptuar se futbolli luhet në skuadër. Jemi 20 lojtarë që hyjmë në fushën e lojës dhe duhet të japin të gjithë maksimumin. Kjo ka rëndësi dhe jo kush e përcakton”.

The post Ka ndryshuar fytyrën e Partizanit, Sormani befason me deklaratën pas fitores në Laç appeared first on Sport.