Po luhet në Korçë supersfida e javës së 26-të të Superiores, Skënderbeu-Kukësi, pa tifozë, për shkak të masave të marrë ndaj coronavirusit.

8′ Mundësi e shkëlqyer për skuadrën e Kukësit me Eduart Rrocën, gjuajtja e mesfushorit ndalet nga Koliçi në tentativën e parë, ndërkohë që në tentativën e dytë e ka dërguar topin mbi kuadrat.

11′ Skënderbeu kundërpërgjigjet me Mensah, i cili kërcen bukur me kokë pas harkimit të Bregut nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë kuadratit.

15′ Momenti më i mirë për Skënderbeun. Dejvi Bregu ka sfumuar një rast të artë, i vetëm përballë Xhikës, vlonjati ka goditur keq, duke ia dorëzuar topin në duar gardianit të portës verilindore.

24′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida në Korçë. Bregu kalon në avantazh skuadrën e Ilir Dajës, me një perlë me të djathtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Fantastik goli.

The post Ka gol në Korçë, shënon i zakonshmi (video) appeared first on Sport.