15 C
Tirana
February 23, 2020
Donnarumma juve paratici Seria A Sport

Juventusi i mbyll derën yllit të Milanit/ Nuk e duam atë

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka konfirmuar se torinezët nuk po kërkojnë një portier të ri. “Zonja e Vjetër” ka disa kohë që flitet se mund të transferojë portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, por ditën e djeshme Paratici largoi çdo lajm merkatoje nga ekipi i tij.

Kontrata e Donnarummës me kuqezinjtë përfundon në vitin 2021 dhe nëse Milan nuk rinovon këtë vit me italianin, rrezikon ta humbasë me parametra 0 vitin tjetër. Por, Paratici e distancoi Juven nga Giggio gjatë një prononcimi për “Sky Sport”.

“Unë mund t’iu them se ne nuk do të firmosim me asnjë portier. Jemi të lumtur me Szczesny dhe e kemi marrë vendimin, pasi besojmë tek ai. Polaku është një nga më të mirët në botë,” deklaron drejtori sportivi bardhezinjve.

The post Juventusi i mbyll derën yllit të Milanit/ Nuk e duam atë appeared first on Sport.

Related posts

7 gola në "Bernabeu"/ Reali turpërohet në shtëpi, eliminohet nga Kupa e Mbretit

admin

Përballja ndaj Ronaldos ja si vlerësohet Berisha nga mediat italiane

admin

Video/ U arrestuan nga Policia, ja momenti kur tifozët e Bylisit gjuajtën me shishe

admin

Leave a Comment