Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto.

Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen.

Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë vënë në dijeni për interesimin nga kampionët një fuqi të Italisë dhe mbi të gjitha, Roberto nuk ka informacion se Barcelona e ka nxjerrë në shitje.

Ai mund të shitet për të paktën 65 milionë euro. Drejtuesit e Barcelonës synojnë të forcojnë financat pasi koronavirusi pritet të thellojë dëmin ekonomik në shumë klube.

The post Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit appeared first on Sport.