Juventusi siguroi fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe vazhdon të kryesojë. Golat e Cristiano Ronaldos dhe Aaron Ramsey i dhuruan fitoren bardhezinjve në transfertën kundër Spal. Vendasit rezistuan mirë deri në minutën e 39-të, moment kur CR7 zhbllokoi ndeshjen pas pasit të Cuadrados.

Kjo ishte ndeshja e 11-të radhazi në Serie A që Ronaldo shënon, duke barazuar Gabriel Batistutën dhe Fabio Qaugliarellën. Dyfishimi erdhi në pjesën e dytë. Aaron Ramsey mori një asist nga Dybala dhe mposhti Etrit Berishën.

Një penallti e kthyer në gol nga Andrea Petagna riktheu Spal në lojë, por mbrojtja mike rezistoi dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-2 të kampionëve të Italisë.

The post Juve merr fitoren e radhës, Ronaldo dhe Ramsey mposhtin Berishën appeared first on Sport.