Serie A është bërë mjaft interesante këtë sezon pasi gara për titull është më e hapur se kurrë, me 3 ekipe që janë kokë më kokë. Juventus, Inter dhe Lazio ndahen me vetëm 3 pikë. Kjo ka bërë që futbolli italian të fitojë edhe më shumë tifozë dhe njëri prej tyre është edhe Jurgen Klopp.
Trajneri i Liverpool, i pyetur në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se në Itali po bën tifo për Lazion. “Jam tifoz me Lazion në garën për titull në Itali. Kemi një ish-lojtar të njohur të Liverpool atje, Lucas Leiva. I kërkoj ndjesë Sarrit dhe Contes, por mendoj se Lazio do të ishte një surprizë fantastike. Po bëjnë një sezon të pabesueshëm”, përfundoi Klopp.
Klopp on Serie A: “I am cheering for Lazio to win the title. We have a former Liverpool player in the title race, that is Lucas Leiva.
“I’m sorry for Maurizio Sarri and Antonio Conte, but I think Lazio will be a great surprise. They are having an incredible season.”
pic.twitter.com/Zh9fQeqiZH
— Goal (@goal) February 17, 2020
The post Juve, Lazio apo Inter?/ Klopp zbulon ekipin që dëshiron të fitojë titullin në Serie A appeared first on Sport.