Drejtori i Interit, Beppe Marotta, është shumë i shqetësuar se se shtyrja e ndeshjes me Juventusin do të çojë në shtyrje të tjera.

Pesë ndeshje janë pezulluar për këtë fundjavë, megjithëse në fillim ishte përfolur se do të luhej pa tifozë.

“Vendimi është marrë disa orë më parë nga Lega Calcio, që ka shtyrë pesë ndeshje që duhet të luheshin pa tifozë. Është bërë shumë, shumë vonë,” shprehet drejtori për Sky Sport Italia.

“Si klub, po përballemi me një ndryshim të madh. Jam shumë i shqetësuar sepse po pyes veten se çfarë do të bëjmë javën tjetër.

Interi ka kërkuar një mbledhje urgjente për t’u siguruar që kampionati të vazhdojë të luhet rregullisht. Nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër përveçse të anulojmë edhe ndeshjes e javës tjetër, prandaj duhet mbledhja urgjente.

Kalendari tani është shumë i ngjeshur, sidomos për ne që kemi edhe ndeshje ndërkombëtare.”

The post Juve-Inter u shty për shkak të coronavirusit/ Zikaltrit të pakënaqur, bëjnë mbledhje urgjente appeared first on Sport.