Juventus-Inter është kryendeshja e kësaj jave të Serie A, por kjo sfidë ka kaluar në plan të dytë dhe shkaku është Coronavirus. Virusi i tmerrshëm ka pushtuar Italinë, ku janë paraqitur mbi 650 raste, ndërsa 17 janë viktima.

Për shkak të Coronavirusit, ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve, ndërsa së fundmi është marrë vendimi edhe që të mos ketë konferencë, të paktën nga Inter. Zikaltrit kanë njoftuar se trajneri Conte nuk do të dalë në konferencë përpara mediave për shkak të virusit, por do të japë një prononcim për kanalin zyrtar të Interit, Inter TV.

The post Juve-Inter, frikë nga coronavirus/ Ky është vendimi i fundit i zikaltërve appeared first on Sport.