Marash Kumbulla është duke bërë një sezon të shkëlqyer me Veronën në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares, gjatë merkatos së verës do jetë një emrat më të kërkuar nga klubet italiane dhe jo vetëm.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Interi po ndjek nga shumë afër rastin e mbrojtësit shqiptar. Në fillim të këtij viti Marota dhe Ausilio takuan agjentin e lojtarit, duke folur për kalimin e tij tek Interi. Një marrëveshje nuk u arrit siç vetë koha e tregoi, por duket se Interi është gati për një “luftë” të gjatë për shërbimet e Kumbullës.

Nga ana tjetër nuk duhet të harrohet, Napoli dhe Lacio që kanë shfaqur interes të madh. Edhe tre klube gjermane hedhin sytë nga shqiptar, bëhet fjalë për: Lajpcig, Bajern dhe Dortmund, që kanë dërguar skaut për ta ndjekur nga afër.

The post Jo vetëm Interi, edhe 3 ekipe të mëdha gjermane duan Marash Kumbullën appeared first on Sport.