Drejtori i Akademisë së Tiranës ka treguar edhe planet dhe objektivat e tij personal.Devi Muka është përgjigjur se çfarë synimesh ka për vazhdimësinë: “Dëshira dhe fokusi kryesor është akademia. Tani po bëjmë një fushë te re. Edhe kur kam qenë te Tirana, të njëjtën gjë i kam kërkuar Halilit.

Më pëlqen të merrem me fëmijët dhe ndihma që unë mund t’i jap Tiranës është që të nxjerr sa më shumë futbollistë. Kaq për momentin, por duke parë dhe duke bërë, sepse në klub jemi.

Nuk i dihet… Çdo gjë mund të ndodhë dhe unë jam, gati. Për momentin kam këtë plan dhe dua që ta çoj deri në fund, ta realizoj e për këtë më duhet një kohë e caktuar”.

The post “Ja çfarë i kam kërkuar presidentit Halili”, legjenda Devi Muka tregon planet appeared first on Sport.